Rajoni/Bota Më shumë

Arritjet dhe dështimet e Kosovës në 13 vitet e pavarsisë

Prej tvteuta12:40, 19 Shkurt 2021

Më datë 17 shkurt Kosova shënoj trembëdhjet vjetorin e Pavarësisë. Nga arritjet më të mëdha janë njohja e shteteve të cilat janë të rëndësishme në skenën ndërkombëtare, pastaj vendimi i Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që e njeh Pavarësinë e Kosovës si të ligjëshme, bashkëpunimi me institucione dhe shtete të ndryshme ndërkombëtare, shprehet profesor Rrahman Paçarizi për Televizion Teuta. Disa nga aspiratat të cilat nuk u realizuan ndër këto 13 vite është njohja nga Serbia, por edhe nga disa vende të rëndësishme të Bashkimit Evropian, gjithashtu edhe liberalizimi i vizave është një problem që e shqetësojnë qytetarin e Kosovës, shprehet Paçarizi. Ai gjithashtu thotë që problemet me Serbinë, Kosovën kanë bërë që ajo të mos antarësohet në disa organizata të rëndësishme si Interpoli, UNESCO etj.

 

Albana Kurti

  • 1

    Radio