Arrestohet të miturit që vidhnin në Ulqin
Prej tvteuta11 February 2017
Drejtoria e policisë ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të mitur banor të Podgoricës, F.M 17 vjeç dhe K.M 16 vjeç, si të dyshuar për kryerjen e 21 vjedhjeve në Podgoricë dhe Ulqin. Sipas policisë, personat e arrestuat kanë kryer 15 vjedhje në Podgoricë dhe 6 në Ulqin, duke hyrë me dhunë në tri shitore, një lulishtari, butik dhe kiosk. Disa nga sendet e vjedhura janë gjetur dhe kthyer pronarëve, kurse për të tjerat janë në kërkim.