Aktuale Më shumë

Arrestohet Svetozar Maroviq

Prej tvteuta10:44, 18 Dhjetor 2015

Njëri nga personat me më influence i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS),Svetozar Maroviq, është arrestuar dje me urdhër të Prokurorisë dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Maroviq akuzohet për kepërdorime në dëm të Komunës së Budvës të cilat kapin shifra milionëshe dhe do ti bashkangjitet pjesës tjetër të familjes e cila pothuajse e tëra gjendet në burgim ose paraburgim. Nga të afërmit e tij janë akuzuar edhe djali Millosh Maroviq, vëllau, vajza dhe persona tjerë të afërt me familjen e tij. Nën akuzë ose tashmë të dënuar  ndodhen edhe dy ish kryetarët e Budvës, Rajko Kuljaça dhe Llazar Radjenoviq.

  • 1

    Radio