Aktuale Më shumë

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë: Dyshohet se shpërndante material pornografik me të mitur

Prej tvteuta16:45, 5 Mars 2022

Një shtetas i Shqipërisë me inicialet F.D (59), është arrestuar ga Policia e Ulqinit me dyshimin e shpërndarjes së materialit pornografik me të mitur. Atij iu caktua masa e paraburgimit për 72 orë, ndërsa më pas kryetari i gjykatës lokale Amir Gjokaj i ka caktuar masën deri në 30 ditë.

Sipas portalit “Vijesti”, i cili thirret në burime pranë hetuesisë, personi në fjalë ka shkëmbyer mesazhe me të miturën të cilën edhe e ka fotografuar. Me të marrë njoftim për rastin, Policia e ka ndaluar të dyshuarin dhe në telefonin e tij janë gjetur prova komprometuese, të cilat kanë çuar në arrestimin e tij.

  • 1

    Radio