Arrestohet Ramush Haradinaj
Prej tvteuta5 January 2017
Policia franceze ka arrestuar dje kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai është arrestuar në bazë të urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Haradinaj ndodhet në ndalim në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato kosovare për arrestimin e tij. Edhe familja e Haradinajt ka thënë për RTK se kreu i AAK-së është arrestuar në Francë, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia. Televizioni publik nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me arrestimin.