Sociale Më shumë

Arrestohet punonjësja e policisë në Sukubinë

Prej tvteuta10:00, 9 Nëntor 2017

Policia e shtetit ka arrestuar punonjësen e policisë në pikën kufitare Sukubinë – Muriqan Vesna Todoroviq nga Ulqini dhe vajzën e saj Karnella Shqekiq, shkruan “Vijesti”.  Todoroviq akuzohet për keqpërdorim të pozitës , kurse vajza e saj për falsifikim të dokumenteve.

Dyshohet se Todoroviq në një periudhë të gjatë kohore i ka dhënë vajzës së vet infomacione nga sistemi i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme në lidhje me lëvizjen e shtetasve të huaj, kryesisht turq, për të cilët ekzistojnë dyshime se u takojnë strukturave kriminale.

Vajza e saj këto informacione i ka përçuar më tej për çka ka marrë kompensim financiar.  Sipas burimeve të “Vijestit” drejtoria e policisë ka qëllim pastrimin e radhëve të veta dhe në ditët e ardhëshme mund të priten edhe arrestime të reja.

  • 1

    Radio