Aktuale Më shumë

Arrestohet një person që mundësoi kalimin e paligjshëm të kufirit për 17 shtetas të huaj

Prej tvteuta11:10, 14 Qershor 2022

Policët e Podgoricës gjatë ditës së djeshme duke ndërmarrë veprime në kompetencë të tyre kanë arrestuar B.D. (30) nga Podgorica nën dyshimin se ka kryer veprën penale kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror dhe kontrabandë me njerëz.
Në vendbanimin Dheu I ZI (Karabushko Polje), efektivët e policisë kanë kontrolluar një automjet tip Fiat Doblo me targa të Podgoricës me drejtues shtetasin B.D., ndërsa në automjet ndodheshin 17 shtetas të huaj pa dokumente personale.
B.D. dyshohet se u ka mundësuar këtyre personave kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë dhe ka pasur për qëllim transportimin e tyre deri në kufirin me Republikën e Serbisë.
Te B.D. Policia gjeti 2000 euro para. Shumën e deklaruar të parave dyshohet se u ka marrë shtetasve të huaj për t’i kaluar ilegalisht përtej kufirit shtetëror.
I dyshuari me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorin kompetente shtetërore.

  • 1

    Radio