Arrestohet kryeredaktorja e portalit FOS Media. Akuzohet për dezinformim dhe nxitje të panikut

Prej tvteuta10:20, 6 Janar 2020

Policia e shtetit ka arrestuar dje pasdite kryeredaktoren e portalit FOS Media, Andjela Djikanoviq, me akuzën se nëpërmjet lajmeve të rrejshme ka dezinformuar publikun dhe ka nxitur panik. Ky portal më herët kishte publikuar lajmin se forcat speciale të Kosovës, ROSU, ishin në dispozicion të Malit të Zi për të shtypur protestat eventuale dhe se ky lajm vinte nga burime diplomatike. Pas publikimit të këtij lajmi reagoi menjëherë edhe Qeveria e Malit të Zi e cila këtë e quajti komplet të pavërtetë dhe kërkoi ndërhyrjen e Prokurorisë. Gjikanoviq fillimisht u hetua në polici e pastaj iu caktua masa e ndalimit, kurse portali FOS Media e tërhoqi lajmin dhe kërkoi falje publike.

  • 1

    Radio