Aktuale Më shumë

“Arrestohet këshilltarja e Ibrahimoviqit për trafikim të qënieve njerëzore”

Prej tvteuta13:07, 5 Shtator 2023

Zarija Paviqeviq nga Alternativa Mali i Zi bëri të ditur se Meliha Daçiq, këshilltarja e sapozgjedhur e ministrit të Investimeve Kapitale Ervin Ibrahimoviq, është arrestuar dje në një aksion policor kundër trafikimit të qenieve njerëzore

“Ne besojmë se zonja Jellena Nedoviq do të flasë, do ta dënojë këtë, siç e ka bërë edhe më heret, në fakt nuk ka elemente të shkeljes së të drejtave të njeriut në këtë rast, trafikimi i qenieve njerëzore është plotësisht legjitim dhe si i tillë, ajo vetë i jep legjitimitet në mënyrë të drejtpërdrejtë”, ka shkruar Paviqeviq.

Ai ka publikuar në Facebook vendimin për emërimin e Daçiqit në Ministri, i cili ka hyrë në fuqi më 1 mars të këtij viti.

“Të dashur miq, partitë boshnjake në veprim”, tha Paviçeviq.

Portali RTMZ i ka dërguar pyetje zëdhënësit të palës boshnjake për këtë rast dhe presin përgjigje.

Kujtojmë se ditën e djeshme janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për organizim të grupit kriminal dhe trafikim të qenieve njerëzore.

Prokuroria Speciale e Shtetit dyshon se gjashtë prej tyre kanë punësuar punëtorë ndërtimi nga Turqia gjatë vitit 2022 dhe këtij viti, të cilët nuk i kanë paguar për punën që kanë kryer dhe dyshohet se i kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme në banesa kolektive dhe nuk u kanë dhënë as ushqim.

  • 1

    Radio