Rajoni/Bota Më shumë

Arrestohet ish presidenti i Honduras.Akuzohet për trafikim droge

Prej tvteuta09:16, 16 Shkurt 2022

Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez, është arrestuar me akuza që kanë të bëjnë me drogë, raporton BBC. Ai akuzohet se ka qenë i përfshirë në një rrjet të trafikimit të drogës me vëllain e tij të vogël, Tony Hernandez, që vitin e kaluar u dënua me burgim të përjetshëm në SHBA.

Gjatë seancës gjyqësore të Tony Hernandezit, prokurorët pretenduan se lordi famëkeq meksikan i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman personalisht i kishte dorëzuar Tony Hernandezit një milion dollarë në formë korrupsioni. Sipas prokurorisë, El Chapo i kishte thënë vëllait të vogël të Hernandezit që t’ia japë paratë vëllait të tij Juan Orlando.

  • 1

    Radio