Aktuale Më shumë

Arrestohet ish ministri Lefter Koka

Prej tvteuta09:22, 15 Dhjetor 2021

Ish-ministri i Mjedisit në Shqipëri Lefter Koka është arrestuar dje me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Burime nga ky institucion, për Euronews Albania bëjnë me dije se arrestimi i ish-zyrtarit të lartë është bërë me vendim gjykate. SPAK ka mbi dy vjet që po heton çështjen e inceneratorëve, hetimet janë udhëhequr nga prokurori Dritan Prençi.

Besohet se mund të ketë edhe ish-zyrtarë të tjerë lidhur me çështjen e incenaratorëve. Lefter Koka fitoi mandatin e deputetit të Durrësit nën siglën e PS në zgjedhjet e fundit të 25 prillit, por pak muaj më vonë hoqi dorë nga mandati. Ai ka mbajtur postin e ministrit të Mjedisit nga viti 2013-2017.

  • 1

    Radio