Aktuale Më shumë

Arrestohen mbi 20 persona. Dyshohet se spiunonin për Rusinë

Prej tvteuta16:01, 29 Shtator 2022

Dy shtetas malazezë, gjashtë diplomatë dhe disa shtetas rusë janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Podgoricë nën dyshimin se punonin për shërbimin inteligjent rus, mëson “Vijesti” nga disa burime. Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (MVP) Radomir Sekulović (62), është konfirmuar për “Vijesta” nga disa burime. Sekuloviq ka mbi 30 vjet i punësuar në punët konsullore dhe ka mbajtur pozitë të lartë edhe në ish-Jugosllavi.

Sipas një burimi, një nga personat e arrestuar, sipas të dhënave të ASK, ka punuar për shërbimin rus për më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një grupi më të gjerë, anëtarët e të cilit njihen nga ASK. Dyshohet se bëhet fjalë për një punonjës të administratës shtetërore. Të njëjtat burime thonë se aksioni i sotëm është vetëm fillimi i aktiviteteve për zbulimin e bashkëpunëtorëve të shërbimeve të huaja. Në kuadër të aksionit, janë kryer kontrolle në disa lokacione në Podgoricë dhe rrethinë, gjatë të cilave, sipas burimeve, janë gjetur sende “me interes për hetimin”. .

Një tjetër bashkëbisedues i “Vijesti” tha se ky aksion ishte në kuadër të një aksioni ndërkombëtar dhe se në mesin e të arrestuarve ka edhe disa shtetas rusë. Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, prokurori Vukas Radonjiq, tha se me kërkesë të kësaj prokurorie dhe me urdhër të Gjykatës së Lartë, policia ka kontrolluar banesat dhe objektet e tjerë të disa shtetasve, “për shkak të dyshimit se janë pjesë të organizatave kriminale dhe për spiunazh”. Ai mohoi se ka pasur të arrestuar.

  • 1

    Radio