Aktuale Më shumë

Arrestime në Belgjikë për terrorizëm, dy prej tyre nga Kosova

Prej tvteuta10:05, 8 Dhjetor 2016

Autoritetet belge thanë se kanë ngritur akuzë kundër tre personave për mbështetje të grupit militant Shteti Islamik, pas një operacioni bastisjesh gjithandej Belgjikës gjatë të cilit tetë persona u morën në pyetje nga prokurorët federal.Një 23 vjeçar serb dhe dy të tjerë nga Kosova të moshës 23 dhe 27 vjeçare, akuzohen për pjesëmarrje në organizatë terroriste, thuhet në një deklaratë të prokurorëve.

Pesë të tjerë që ishin ndaluar të martën, por më pas u lanë të lirë.Të martën, prokurorët thanë se kanë kryer kontrolle në kërkim të atyre që mbështesin ISIS-in financiarisht apo nëpërmjet rekrutimit të luftëtarëve për në Siri.Vetë Brukseli ishte skenë e sulmeve me bomba në muajin mars të këtij viti në të cilat u vranë 32 veta në aeroport dhe në metronë e qytetit.

  • 1

    Radio