Kulturë Më shumë

ARLLATI:NDJEHEM E JOSHUR NGA BUKURITË NATYRORE TË ULQINIT

Prej tvteuta13:16, 9 Shtator 2015

Shkrimtarja dhe studiuesja (albanologe), Migena Arllati, nga Gjakova,thotë se e vlerёsoj lart ftesёn e ardhur nga organizata joqeveritare “Harmonia” pёr tё marrё pjesё nё aktivitetin “Zёri i poeteshave” nё Ulqin.
Sipas saj,ky qytet me tradita tё thella, nё ҫdo kohё mё bёn tё ndjehem e joshur nga bukuritё natyrore, bregdetare dhe malore, por mbi tё gjitha nga bujaria dhe mikpritja e vendësve, tё cilёt nё kёtё cep tё Ilirisё duket se shtrёngohen fort pas qenёsisё dhe gjenezёs shqiptare.
“Kёtu ka aq shumё vende simbolike, qё me historinё e tyre na dёrgojnё herё nё fronin e perёndive, e herё nё fortifikatat e mbretёrive”,- apostrofon ajo.
Shkrimtarja dhe studiuesja Arllati nënvizon se perёnditё dhe mbretёrit janё pёrulur para muzave tё frymёzimit, para muzave tё poezisё, ndaj faleminderit pёr ftesёn dhe mirё se ju gjej nё Ulqin.

  • 1

    Radio