Aktuale Më shumë

Aplikacionet me skema piramidale, gjithnjë e më popullore në Mal të Zi

Prej tvteuta16:07, 12 Maj 2022

Kohët e fundit, aplikacionet që ofrojnë përfitime të lehta për përdoruesit e internetit janë bërë gjithnjë e më popullorë në Mal të Zi. Njëri prej tyre në vendin tonë ka pothuajse 5.000 anëtarë të cilët kanë investuar prej 100 deri 3.000 dollarë, duke pritur një fitim më të madh.  Por shumica e tyre u zhgënjyen pasi aplikacioni ndaloi së punuari.  Çështja është se bëhet fjalë për një skemë klasike piramidale, e cila promovon fitim pr të gjithë por realiteti qëndron ndryshe.

Për shkak të kësaj, shumë qytetarë kanë çuar edhe kredi bankare me shpresën se ata do të jenë milionerë për disa ditë.  Nga Drejtoria e Policisë thonë se ka një grup në rrjetin Telegram lidhur me atë se si përdoret aplikacioni i cili aktualisht ka 4,800 anëtarë.  Sipas informatacioneve të tyre operacionale, përdoruesit e aplikimit janë në pritje, por nuk ka asnjë informacion nëse i njëjti do të filloj të punojë .Nga Policia paralajmëronë se çdo investim në internet mbart rrezik të madh dhe se pagesa e parave është përgjegjësi e atij që vendos të ndërmarrë këtë veprim.

  • 1

    Radio