Politikë Më shumë

APK padit Abazoviq: Nuk ka paraqitur 20.000 euro

Prej tvteuta16:38, 20 Nëntor 2017

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka paraqitur kërkesë në gjykatë për nisjen e procedurës kundër deputetit Dritan Abazoviq, i cili sipas raportit të kësaj agjensie, ka shkelur ligjin kundër korrupsionit, pasi nuk ka paraqitur saktë shumën e pasurisë që posedon në banka. Agjencia gjeti se Abazoviq raportoi një shumë prej 60,000 euro, çka sipas tyre nuk ishte e saktë pasi ai posedonte 80.000 euro. Abazoviq për këtë rast njoftoi se do të paraqesë një padi kundër drejtorit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Sreten Radonjiq, për keqpërdorimin e pozitës së tij, shkruajnë mediat. Ai e akuzoi Radonjiq se nuk është kurrgjë tjetër vetëm një zëdhënës i televizionit Pink , i cili punon për llogari të kryeministrit Dushko Markoviq me të cilin ka edhe lidhje familjare.

  • 1

    Radio