APK: Në Ulqin nuk ka pasur shkelje të resurseve shtetërore
Prej tvteuta15:59, 19 Janar 2018
Agjensia për parandalimin e korrupsionit ka njoftuar se në Ulqin dhe Berane deri tani gjatë fushatës parazgjedhore nuk ka pasur keqpërdorim të resurseve shtetërore.   Nga ky institucion thonë se në Ulqin janë kontrolluar 5 qendra buxhetore , kurse në Berane kontrolli është në vazhdim.
Javën e ardhshme planifikohet kontrolli i subjekteve politike të cilët marrin pjesë në zgjedhje, me fokus të veçantë në transaksionet financiare.