APK do të hetojë fushatën e vitit 2016 por jo edhe Gjukanoviq
Prej tvteuta16:56, 2 Shkurt 2019
Nga Agjencia për pengimin e korrupsionit në Mal të Zi, kanë njoftuar se do të hetojnë mënyrën e finanicmit të fushatës së Partisë Demokratike të Socialistëve në zgjedhjet e vitit 2016, por nuk kanë komentuar nëse do të hetohet edhe kryetari i saj Millo Gjukanoviq, i cili nuk ka lajmëruar borxhin prej rreth 17.000 eurove ndaj Atllas Bankës. Në kuadër të aferës “Zarfi” , deri tani për dyshime të financimit ilegal është marrë në pyetje ish kryetari i Podgoricës Sllavoljub Stijepoviq, të cilit biznesmeni Dushko Markoviq i ka dorëzuar afër 100.000 mijë euro për të financuar fushatën zgjedhore.