Apel nga familja Abazi:Një euro dhe një lutje për ta shpëtuar Emron!

Prej tvteuta22:31, 18 Korrik 2019

Emro Abazi, djaloshi 20 vjeçarë I cili po lufton me një sëmundje shumë të rëndë, duke u përballuar deri me tani me 9 kimioterapi dhe mjaft trajtime të tjera,  tani shpresa e shërimit të tij është spitali I specializuar në Gjermani me të cilin familjarët kanë nënshkruar kontratë për trajtimin e sëmundjes së tij. Ky spital është vendi I vetëm ku Emroja 20 vjeçarë mund të gjejë shpëtimin. Familjarët janë zotëruar për çdo lloj sakrifice për ta shpëtuar djalin e vetëm që kanë.

Spitali për ta trajtuar këtë sëmundje kërkon 450 mijë euro, shumë e cila kërrkon angazhimin e të gjithë neve individualisht dhe institucionalisht, prandaj në emër të familjarëve APELOJMË PËR  NDIHMË, apelojmë për të shpëtuar jetën e Emros I cili ka vetëm 20 vjet.

Njëherit, familja I falenderon nga zemra të gjithë ata që ndihmuan deri në këto momente permes xhirollogaris dhe fondeve të hapura, pastaj  permes akcioneve të cilat po ndërmerren nga individ dhe institucione nga të gjitha anët e botës, ku shuma e grumbulluar për më pak se 24 orë sipas familjarëve, është  140 mijë euro.

Këto mjete i  janë paguar menjëherë spitalit I cili pas marrjes së mjeteve ka  filluar përgatitjen për dhënjen e terapisë për Emron.

Në emër të familjarëve edhe njëherë ju falenderojmë për kontributin e dhënë  secilit nga ju, dhe ju kërrkojmë që me të gjitha mundësit që kemi të apelojmë tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mire që të kontribuojnë së paku me një euro, sepse sot ai ka shumë vlerë.

Ndihmën mund ta bëni  përmes xhirollogarisë apo edhe në kutijat e vendosura në cdo duqan dhe në cdo objekt hotelier dhe turistik, kudo që mund do te shihni fotografinë e cila gjendet në fund te këtij lajmi.

Pritshmëria egrumbullimit të mjeteve është edhe në ditët në vijim, ku nesër në kohën e xhumasë, Bashkësia islame në Mal të Zi do të organizojë  grumbullimin e mjeteve finansiare në të gjitha xhamit në Mal të Zi, kurse iniciativat e shumta janë ndërmarrë nga të gjitha anët e  botës  dhe për çdo aktivitet dhe grumbullimin ditorë, me kërrkesë të familjarëve, si shenjë mirënjohjeje, do ta bëjmë transparent  me të gjithë juve.

Një euro dhe një lutje për ta shpëtuar Emron!

Xhiro llogaria 530-0200100089563-32 në Bankën NLB në emër të Noemi Abazović ose permes Gofundme duke klikuar ne linkun me poshte.

https://www.gofundme.com/f/per-sherimin-e-emros?utm_source=facebook&fbclid=IwAR1nxA1aR8Qg-isdZTkgyQNNknq0jsC0NPGjDDM0GiQLfBIpwAt81hAgHik

  • 1

    Radio