Aktuale Më shumë

Anulohet protesta e banorëve të Krythës

Prej tvteuta14:43, 13 Gusht 2022

Për shkak të situatës së re dhe në shenjë respekti për viktimat dhe familjet e viktimave të ngjarjes tragjike në Cetinë, komisioni organizativ i protestës së banorëve të Krythës dhe Mërkotit mori vendim që të shtyhet protesta e planifikuar për të dielën e 14 gushtit, deri në fundjavën e ardhshme.

“Banorët e Krythës dhe Mërkotit qëndrojnë me vendosmëri në kërkesat e tyre që rruga rajonale R 29 dhe pjesa rrugore Sveti Ivan – Kamenički most – Krythë të shpallen rrugë me interes publik dhe vendimi i Qeverisë të jetë në përputhje me nenin 14 të Ligjit të Shpronësimit, që do të çojë në shpallje urgjente për tender për rikonstruksionin e rrugës”, njoftuan sot nga Komisioni Organizativ i protestës.

Bllokimi i ri i kësaj rruge, i katërti me radhë, paraprakisht ishte planifikuar për nesër, në kryqëzimin e rrethrrotullimit në Krythë, në rrugën nga Tivari në pikën kufitare të Sukubinës.

  • 1

    Radio