Sporti Më shumë

Anulohet dueli Fury – Usyk

Prej tvteuta17:19, 23 Mars 2023

Meçi i shumë përfolur mes dy boksierëve Tayson Fury dhe Oleksandr Usyk nuk do të zhvillohet.

Lajmin e ka konfirmuar promotori i bokserit ukrainas Usyk për medimumin britanik “Sky Sports”. Sipas Alexander Krassyuk nuk është arritur marrëveshja mes dy palëve për zhvillimin e këtij dueli.

Ballafaqimi mes Furyt dhe Usyk, ishte paraparë të zhvillohej në muajin prill dhe palët në parim kishin arritur marrëveshje që 70 përqind të të hyrave t’i shkonin boksierit britanik dhe 30 përqind të tjera atij ukrainas. Por kjo ofertë nuk u pranua nga ekipi i Usyk dhe kështu ky meç pritet të zhvillohet në kushte tjera.

Ata bashkërisht i kanë katër tituj të peshave të rënda.

  • 1

    Radio