Sociale Më shumë

Anullohet vendimi i gjykatës ndaj S.Alloviq

Prej tvteuta10:15, 19 Qershor 2017

Gjykata e Lartë e Podgoricës ka anulluar vendimin e shkallës së parë e cila e dënoi pronarin e lokalit “Shisha Bar” Skender Alloviq me 1500 euro gjobë, me akuzën e prishjes së rendit dhe qetësisë.

Ky dënim erdhi si pasojë e kontrollit policor në lokalin e tij gjatë ndeshjes së kombëtares së Shqipërisë me Armeninë, ku sipas policisë ka pasur thirrje nacionaliste dhe diskriminuese ndaj popullatave tjera. Alloviq më herët për televizionin Teuta i ka mohuar që në lokalin e tij të ketë pasur incidente të tilla,dhe se ai nuk mund të mbajë përgjegjësi se çka ndodh jashtë lokalit apo në rrugë.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio