Anulllohen fluturimet drejt Italisë
Prej tvteuta10:15, 29 Shkurt 2020
Fluturimet nga Podgorica drejt Bolonjës dhe Milanos prej ditës së sotme do të anullohen, si masë parandaluese kundrejt përhapjes së korona virusit në Mal të Zi, kanjë njoftuar nga Ministria e shëndetësisë. Linja drejt Romës do të vazhdojë të jetë në funskion normal. Nga Instituti për shëndet publik thonë se sipas vlerësimeve, gjendja në veri të Italisë është më e përkeqësuar në lidhje me këtë sëmundje dhe kjo është arsyeja e këtij vendimi, si dhe do të vazhdojnë të mbajnë nën mbikqyrje personat që vijnë nga zonat e goditura me koronavirus.