Sociale Më shumë

Antarsimi në BE: Javën e ardhshme hapja e kapitujve të rinj

Prej tvteuta09:50, 10 Dhjetor 2016

Mali i Zi javën e ardhshme do të hapë dy kapituj të ri në rrugën drejt Bashkimit Evropian,  të 11-in  i cili ka të bëjë me bujqësi dhe zhvillim rural dhe të 19-in për politika sociale dhe punësim. Hapjen e kapitujve të ri para disa ditëve  e njoftoi edhe kryeministri Dushko Markoviq.

Ministri i Çështjeve Evropiane Aleksandër Andrija Pejoviq tha më parë se kapitulli i politikës sociale dhe punësimit është me rëndësi jetike. “As politika sociale as punësimi nuk janë diçka e largët që i përket  vetëm Bashkimit Evropian, por diçka që prek jetën dhe standardin e të gjithë qytetarëve. Ky kapitull është një nga më të rëndësishmit, i cili do të përcaktojë mënyrën se si e kemi përgatitur vendin për anëtarësimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian, “tha Pejoviq.

  • 1

    Radio