Anketimi: Shqiptarët nuk kanë besim në sistemin zgjedhor
Prej tvteuta16:15, 4 Korrik 2019
Sipas anketimit të kryer nga OJQ Qendra për hulumtim dhe monitorim, 52% e qytetarëve janë të kënaqur me demokracinë në Mal të Zi, por 57% kanë shprehur mendimin se në procesin zgjedhor ka korrupsion. Më të kënaqurit me funksionimin e demokracisë janë malazezët me rreth 61%, kurse më të pakënaqurit serbët me 25%. Rënie të besimit në demokracinë e vendit kanë treguar shqiptarët, ku sipas këtij anketimi me të janë të kënaqur vetëm 49%, një rënie e theksuar nga 57% para një viti. Shqiptarët kanë pësuar rënie të besimit edhe në sistemin zgjedhor, ku nga 44% para një viti, në anketimin e sivjetëm numri i atyre që besojnë në sistemin zgjedhor është përgjysmuar.