Politikë Më shumë

Anketimi: Rritje e PDS dhe Demokratëve, rënie e FD dhe Socialdemokratëve

Prej tvteuta10:02, 14 Dhjetor 2019

Në anketimin më të fundit të kryer nga Qendra për demokraci dhe të drejtat e njeriut, partitë politike kanë pësuar ndryshime të vogla në krahasim me anketimin e kryer në muajin korrik. Sipas këtij të fundit, Partia Demokratike e Socialistëve ka pasur rritje dhe tani gëzon 37% të përkrahjes në popull, nga 34% që ishte në muajin korrik. Rritje të vogël kanë pësuar edhe Demokratët nga 14.6% në 15%, kurse Fronti Demokratik ka shënuar rënie nga 15.6% në 13.2%. Pragun zgjedhor prej 3% do ta kalonin Partia Boshnjake , Partia Socialdemokrate , URA dhe Socialdemokratët e Malit të Zi,  ku këta të fundit kanë pësuar rënie të lehtë nga 5.2 në 4.8% të përkrahjes. Duke marrë parasysh ndarjen territoriale të popullsisë në Mal të Zi, rezultatet e anketimit mund të kenë ndryshime të theksuara tek partitë e vogla dhe ato nacionale.

  • 1

    Radio