Politikë Më shumë

Anketimi për zgjedhjet e Tuzit: Forumi Shqiptar favorit absolut

Prej tvteuta09:10, 17 Shkurt 2019

 

Në anketimin e kryer për zgjedhjet lokale të Tuzit, Forumi Shqiptar ka deri tani përkrahjen më të madhe me rreth 44% të votuesve të anketuar apo 15 mandate. Në vend të dytë është Partia Demokratike e Socialistëve me 31% apo 11 mandate dhe në vend të tretë Partia Boshnjake me 10% përkrahje apo 3 mandate. Nga një mandat, sipas anketimit, mund të marrin edhe Socialdemokratët, Demokratët dhe Partia Popullore Socialiste.  Ky anketim është kryer nga një agjenci nga Podgorica për një nga subjektet politike që marrin pjesë në zgjedhjet e Tuzit.

  • 1

    Radio