Anketimi: PDS në 41.5%, ndiqet nga Demokratët dhe Fronti Demokratik
Prej tvteuta16:02, 12 Dhjetor 2018
Sipas anketimit për popullaritetin e partive politike të kryer nga Qendra për demokraci dhe të drejtat e njeriut, Partia Demokratike e Socialistëve vazhdon të jetë e para me 41.5% të besimit të qytetarëve, e ndjekur nga Demokratët me 20.7% dhe Fronti Demokratik me 10.1%. Partitë e tjera mbi pragun parlamentar janë Partia Socialiste Popullore me 6.8%,  Socialdemokratëtme 4%, Partia Socialdemokrate me 3.5, dhe Partia Boshnjake me 3.2% të besimit. Partitë e tjera ndodhen nën pragun parlamentar. Sa u përket popullaritetit të politikanëve, Gjukanoviq vazhdon të jetë më popullori, i ndjekur nga Beçiq, Shehoviq dhe kryeministri Markoviq.