Politikë

Politikë Më shumë

Anketimi i CEDEM: Rënie e përkrahjes për PDS dhe Demokratët

Prej tvteuta19 July 2019

Në anketimin e fundit të kryer nga Qendra për demokraci dhe të drejtat e njeriut, ndër qytetarët e Malit të Zi vërehet rënie e besimit në punën e Qeverisë dhe insitucionet e vendit në përgjithësi, kurse rënie në përkrahje kanë pësuar edhe disa subjekte politike. Partia Demokratike e Socialistëve mbetet subjekti më i fortë por ka rënie të përkrahjes prej 41% në 34% në krahasim me vitin e kaluar, kurse Demokratët kanë rënë në 14% nga 20% e përkrahjes. Rritje kanë pasur Fronti Demokratik nga 10 në 15% , URA nga 2.6 nga 4.9% dhe Socialdemokratët nga 4 në 5.3%. Politikani më popullor mbetet presidenti Millo Gjukanoviq, i ndjekur nga Aleksa Beçiq dhe kryeministri Dushko Markoviq.