Anketimi i CEDEM: Rënie e besimit në punën e Qeverisë
Prej tvteuta15:53, 12 Dhjetor 2018
Anketimi i kryer nga Qendra për demokraci dhe të drejtat e njeriut, tregon se besimi i qytetarëve në punën e Qeverisë ka shënuar rënie nga anketimi i fundit i kryer në muajin mars. Sipas këtij anketimit, me punën e Qeverisë janë shumë të kënaqur 8.2% e të anketuarëve, kurse relativisht të kënaqur 22,8%. Numri i të pakënaqurve është më i lartë, 27.2% e tyre janë shumë të pakënaqur, kurse 19.9 janë relativisht të pakënaqur. Qytetarët më të kënaqur janë me punën e Minstrisë së sportit, të arsimit dhe shëndetësisë, kurse më së pakti me atë të ministrisë pa portfel, financave dhe ekonomisë.