Anketa: Demokratët vazhdojnë rritjen, Forca partia më e fortë shqiptare
Prej tvteuta7 October 2017
Agjensia për hulumtimet e opinionit DeFacto ka kryer anketim në lidhje me përkrahjen e subjekteve dhe figurave politike në Mal të Zi. Nga kjo kompani për Vijesti kanë konfirmuar se rezultatet që kanë dalë në media janë të sakta por nuk kanë treguar se kush e ka porositur anketimin. Sipas tyre, Partia Demokratike e Socialistëve vazhdon të jetë partia më e fortë në vend me 38% përkrahje, pas së cilës me një rritje të madh e ndodhen Demokratët me 26.1%, dhe Fronti Demokratik me 12%. Mbi cenzus ndodhen Partia Socialiste Popullore me 4.1 % dhe Partia Socialdemokrate me 3.4%, kurse statusin parlamentar nuk do ta fitonin Socialdemokratë dhe URA me 1.9 dhe 1.5 %. Këto parti janë treguar edhe më të dobëta se partia më e fortë shqiptare, Forca e Re Demokratike e cila rezulton të ketë 2% përkrahje, e ndjekur nga Partia Boshnjake m 1.9%. Në zgjedhjet presidenciale o të delnin rreth 85% e të anketuarëve të cilët në rast të përballjes Beçiq-Gjukanoviq, lideri i Demokratëve do të fitonte 52,6%, kurse Gjukanoviq 47,4% të votave.