Aktuale Më shumë

Ankesat për hapjen e drejtimit të ri vetëm në gjuhën shqipe. Reagon ministria

Prej tvteuta17:13, 22 Qershor 2022

Sipas Ligjit të Përgjithshëm për Arsimin, mësimet në institucionet arsimore zhvillohen në gjuhën zyrtare malazeze dhe në gjuhët në përdorim zyrtar, duke respektuar të drejtat e pakicave, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit, lidhur me pretendimet e disa prindërve se është diskriminim që në shkollën e Ulqinit “Vëllazërim-Bashkimi” mësimi në drejtimin e ri “teknik shëndetësor” do të zhvillohet vetëm në gjuhën shqipe.

Ministria thekson se këtë vit shkollor nxënësve të cilët regjistrohen në klasat e para të shkollave të mesme të Ulqinit, të cilat realizohen si në gjuhët malazeze, serbe dhe boshnjake,  ashtu edhe në gjuhën shqipe, iu ofruan katër programe: gjimnazi, teknik hotelerie-turizmi, teknik ekonomik dhe teknik shëndetësor. “Është planifikuar regjistrimi i studentëve në gjuhën shqipe në kurset për kuzhinierë, automekanikë dhe parukierë, ndërsa në gjuhët malazeze, serbe dhe boshnjake  është e mundur në drejtimet shitës dhe elektricist”, thonë nga Ministria e Arsimit.

Sipas tyre, në përputhje me mundësitë që jep ligji në një mjedis ndëretnik siç është ky i yni, Ministria e Arsimit po përpiqet t’u ndihmojë të gjithë nxënësve të interesuar në arritjen e afiniteteve personale dhe krijimin e mundësive për një jetë më cilësore.

“Siç thonë ata, nëse futet një drejtim i ri, ose riaktivizohet ai i mëparshmi, i cili ishte pezulluar për shkak të numrit të pamjaftueshëm të nxënësve të interesuar, ka disa aspekte që ndikojnë në vlerësimin e numrit të atyre që do të regjistrohen, për çka në mesin e nxënësve të shkollave fillore janë kryer anketa si dhe janë marrë informacione për interesat e tyre.

  • 1

    Radio