Kulturë Më shumë

Anida, pianistja e re

Prej tvteuta11:07, 31 Janar 2018

Ulqini qytet i vogël por me talentë të shumtë. Çdo ditë lindin talentë të fushave të ndryshme, por ndoshta ato të cilët janë të apasionuar pas muzikës janë në numër më të madh. Ky është rasti i nxënëses së klasës së VII të shkollës së muzikës, Anida Suma e cila që në fëmijërinë e hershme e ka ditur që e adhuron muzikën, kjo ishte dhe arsyeja se pse prindërit e saj e regjistrojnë në shkollë të muzikës.

Si instrument ka përzgjedhur pianon, sepse ka tingull të veçant thotë Anida. “Kam marr pjesë në gara të ndryshme si në Podgoricë, Herceg Novi, Shkodër dhe çdo herë jam shpërblyer me çmim”, deklaron Anida Suma.  Ajo gjithashtu dëshiron që në të ardhmen të bëhet profesoreshë e pianos.

  • 1

    Radio