Sporti Më shumë

Anglia shkëlqen ndaj Iranit (VIDEO)

Prej tvteuta20:49, 21 Nëntor 2022

Anglia ka shënuar fitore të thellë ndaj Iranit, me rezultat 6-2, në kuadër të ndeshjes së parë në Grupin B.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Jude Bellingham, në minutën e 35’, derisa një minutë para se të përfundonte pjesa e parë, Bukayo Saka e dyfishoi epërsinë.  Tre Luanët nuk u ndalën pasi shënuan edhe njëherë me Raheem Sterling,

Në pjesën e dytë, Saka shënoi golin e katërt, në minutën e 62’, derisa vetëm tre minuta më vonë Mehdi Taremi e shënoi edhe golin e nderit për Iranin.

Tjetër gol shënoi Marcus Rashford në minutën e 71, derisa golin e fundit për Anglinë e shënoi Jack Grealish, në minutën e 90’.

Goli i fundit në ndeshje u shënua nga Irani, në minutën e 90+13, me Taremin.

Anglia në ndeshjen e dytë do të përballet me SHBA-në, më 25 nëntor, me fillim nga ora 14:00.


FT Përfundon ndeshja mes Anglisë dhe Iranit me rezultat 6-2.

90+13 Irani shënoi edhe njëherë me Taremin.

90′ Anglia e shënon edhe golin e pestë me Jack Grealish.

71′ Tre Luanët e kanë shënuar edhe golin e gjashtë ndaj Iranit. Golin e ka shënuar Marcus Rashford, në minutën e 71’.

  • 1

    Radio