Sociale Më shumë

Angjela Gjurashkoviq nga Ulqini e vtmja nga Mali i Zi në konferencën shkencore në San Francisko

Prej tvteuta10:04, 24 Qershor 2017

E reja nga Ulqini Angjela Gjurashkoviq, është një gazetare e pavarur, e cila sipas nevojës shkruan për disa portale si dhe gazetën “Plezir”  por edhe media të tjera. Fusha në të cilën është përqëndruar është ekologjia dhe përmes fjalës së shkruar dëshiron të japë kontributin e saj në luftën për ruajtjen e mjedisit.

Prej 26-30 tetor  do të qëndrojë në San Francisko, në Konferencën Shkencore Botërore të gazetarëve,  ku do të jetë e vetmja nga Mali i Zi dhe e dyta nga kontinenti evropian. Pjesmarrja në këtë konferencë do të jetë komplet falas nëpërmes bursës së fituar. Nga 25 qershori, Angjela  do të qëndrojë në Kopenhagë për konferencën shkencore evropiane, dhe pastaj në Lubjanë nga 1 deri me 7 korrik. Së shpejti planifikon të hapë blogun e saj në të cilin do të shkruaj për ekologjinë që aq shumë e do.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio