Angela Merkel bën thirrje për ndalimin e burka-s në Gjermani
Prej tvteuta15:27, 6 Dhjetor 2016
Angela Merkel ka bërë thirrje për një ndalim të burka-s në Gjermani dhe tha se kriza e refugjatëve “nuk duhet të përsëritet”, duke folur rreth një mandati të katërt si kancelare.
Siç shkruajnë mediat e huaja, duke iu drejtuar partisë së saj konservatore Bashkimi Demokratik Kristian (CDU), zonja Merkel tha se ajo do të mbështesë një ndalim mbarëkombëtar për mbulesën islamike që mbulon fytyrën. “Mbulesa e plotë e fytyrës duhet të ndalohet, kudo që është e mundur ligjërisht”, ka thënë ajo para delegatëve në Essen, duke shkaktuar duartrokitje entuziaste.