Anëtarët e klubit të aikidos nga Ulqini në seminar në Tokio
Prej tvteuta10:30, 22 Tetor 2019
Në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, prej më 18 deri më 21 tetor u mbajt Seminari jubilar botëror me rastin e 50-vjetorit të themelimit të stilit Tendoryu të sportit të aikidos. Hapjen e seminarit e bëri themeluesi dhe sensei kryesor Kenji Shimizu, kurse ndër pjesmarrësit nga e gjithë bota ishin edhe katër anëtarët nga klubi i aikidos nga Ulqini, Aleksandër Daboviq, Gjina Daboviq, Dren Rogova dhe Asllan Zeneli. “Përgatitjet për seminar janë kryer në Tokio në rajonin e njohur tek mali Fuxhi, kurse ceremonia solemne në kopshtin më të njohur Happo-En, ku për pjesmarrësit janë ndarë edhe dhurata. Për një vend të vogël si Ulqini është një nder i madh që të prezantohet në Tokio, dhe me këtë rast i falenderoj të gjithë ata që na kanë përkrahur në këtë rrugë.”, tha Aleksandër Daboviq nga klubi i aikidos në Ulqin.