Sociale Më shumë

Anesa Pejçinoviq shpreson per tu sheruar, familja kerkon ndihme

Prej tvteuta11:56, 26 Janar 2018

Pas katër muajsh nga fillimi i fushatës për mbledhjen e fondeve për trembëdhjetë vjeçaren Anesa Pejçinoviq, babai i saj Mevludini, tha për TV Teuta se shumë pak para janë mbledhur deri më tani. Kjo vajzë, e cila ka paralizë cerebrale, është diagnostikuar me mundësinë e shërimit për shkak të qelizave të trurit të padëmtuara. Për trajtim në Turqi, është e nevojshme për të mbledhur një shumë prej 50 mijë euro. Babai i Anesës u bëri thirrje përsëri të gjithë bashkëqytetarëve, afaristëve dhe njerëzve që kanë mundësi , që të ndihmojnë sa të munden në mënyrë që Anesa të ketë jetë normale si moshatarët e saj. Pagesat e parave mund të bëhen në llogarinë korresponduese të Atlas Bankës : 505-0000000035087-55 për ndihmë Anesa Pejçinoviq.

  • 1

    Radio