Sporti Më shumë

Andrea dhe Ermiri, karatistët më të suksesshëm të KK Rei

Prej tvteuta16:33, 25 Dhjetor 2018

Të premten e kaluar Komuna e Ulqini shpalli sportisët më i miri në vitin 2018, dhe nga Karate Club Rei dy sportistë arritën të marrin çmime për sukseset e arritura gjatë këtij viti. Andrea Dragojeviq u emërua karatistja më e mirë në Ulqin, ndërsa Ermir Kurti sportisti më premtuese i qytetit. Trajneri i Nail Kurti thotë se këtë vit klubi i tyre ka pasur rezultate të mira. “Ne kemi marrë pjesë në të gjitha garat e mëdha në vend dhe në rajon dhe mund të them lirisht se klubi ynë ka qenë gjithmonë në mesin e më të mirëve kur bëhet fjalëpër klubet nga Mali i Zi”, thotë  Kurti . Andrea Dagojeviq është kampione i Malit të Zi në karate dhe ka arritur rezultate të mira edhe në kampionatet ballkanike. “Çdo gjë që kam arritur është vetëm rezultat i punës dhe trajnimit të përditshme dhe kështu do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, tha Dragojeviq. Klubi i karatesë Rei ka në plan që edhe vitin e ardhshëm të marrë pjesë në garat rajonale dhe ndërkombëtare, dhe i pari turne pas Vitit të Ri do të jetë ai në Samobor të Kroacisë.

  • 1

    Radio