Politikë

Politikë Më shumë

Analistët: Tensionet në mes opozitës mund të kërcënojnë koalicionet

Prej tvteuta8 August 2017

Tensionet politike në mes Demokratëve dhe Frontit Demokratik që kanë kulminuar ditët e fundit, mund të ndikojnë edhe në koalicionet në mes këtyre partive në nivelet lokale, thonë disa nga analistët politik të vendit. Analisti Srgjan Vukadinoviq, thotë se është e natyrshme që Demokratët të jenë në shenjestër të Frontit pasi ato janë pozicionuar si lider të opozitës në vend të këtyre të fundit, të cilët nuk kanë ditur ta shfrytëzojnë politikisht kohën që kanë pasur në dispozicion. Boris Raoniq nga Aleanca Qytetare , thotë se partitë në nivele lokale janë deri diku të distancuara nga qendra, çka u vu re edhe në fomrimin e pushteteve në Kotorr, Herceg Novi dhe Budva, por tensionet e inicuara nga qendrat mund të kenë ndikim edhe në nivel lokal, sidomos kur bëhet fjalë për ruajtjen apo zgjerimin e ndikimit të partive në kuadër të zgjedhjeve. “Në kombinim me pakënaqësitë për ndarjen e pushtetit dhe fuqitë e ndryshme politike në krahasim me aspiratat, këto tensione mund të kenë ndikim në funksionimin e pushteteve lokale.”, thotë Raoniq.