Aktuale Më shumë

Analistët pesimistë: Formimi i qeverisë nuk do të jetë i shpejtë

Prej tvteuta17:38, 13 Gusht 2023

Edhe pse në Lëvizjen Evropa Tani (PES) presin që qeveria e re të formohet shumë shpejt, analistët mendojnë se kjo nuk do të jetë e lehtë sepse, siç thonë ata, procesi i negociatave tani ka zbritur në përmbushjen e interesave partiake.

Sipas informacioneve të mediave,  kreu i LET dhe mandatar për formimin e qeverisë, Millojko Spajiq, planifikon të formojë kabinetin deri në fund të gushtit.  Afati për ta kryer atë punë është tre muaj dhe duhet të marrë mbështetjen e të paktën 41 deputetëve.  Megjithatë, për shkak të reformave të nevojshme, para së gjithash në fushën e sundimit të ligjit, për çka nevojitet një përkrahje më e madhe, Spajiq kërkon mbështetjen e 49 deputetëve.

Drejtori i programit të organizatës joqeveritare Uzor Marko Pejoviq ka thënë për “Vijesti” se është e vështirë të pritet formimi i qeverisë së re në afat të shkurtër, duke pasur parasysh se dy muajt e mëparshëm të negociatave nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Profesoresha e asociuar në Universitetin e Donja Goricës, Nikoleta Gjukanoviq, beson se suksesi i Spajiq do të varet nga koncepti i qeverisë, të cilin ai do ta mbrojë, duke qenë se politikanët malazezë arrijnë më lehtë një konsensus për ndarjen e portofoleve sesa për kornizën e programit dhe objektivat e qeverisë së ardhshme.  Gjatë konsultimeve me presidentin, Spajiq iu dha “drita jeshile” për të formuar qeverinë nga partitë që kanë 44 vende në parlament.

Mirëpo, për momentin, gjatë negociatave, përkrahje ndaj zgjedhjes së qeverisë kanë deklaruar vetëm Demokratët, të cilët kanë shtatë deputetë në parlament, përveç LET, e cila ka 22 të tillë.  Të vetmet subjekte me të cilët Spajiq nuk zhvilloi negociata ishin PDS dhe LQ ABR.

  • 1

    Radio