Aktuale Më shumë

Ana Vukoviq dhe Ranko Vukiq janë kandidatë për kryetar të Gjykatës Supreme

Prej tvteuta13:24, 2 Shkurt 2024

Për shpalljen e Këshillit Gjyqësor për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme për momentin kanë aplikuar gjyqtari i Gjykatës Supreme Ranko Vukiq dhe gjyqtarja e Apelit Ana Vukoviq, mëson TVMZ.

Kujtojmë se numri përfundimtar i aplikantëve për shpalljen për zgjedhjen e kreut të Gjykatës së Lartë, i cili u publikua më 19 janar, do të bëhet i ditur ditën e hënë për shkak të aplikimeve të mundshme me postë.

Vesna Vuçkoviq ka më shumë se dy vjet e gjysmë ushtruese detyre të kryetares së Gjykatës Supreme.

Pozita e kryetarit të Gjykatës Supreme ka mbetur vakante që nga largimi i Vesna Medenicës nga ajo pozitë më 31 janar 2020.

Vuçkoviq ka qenë dy herë kandidate për postin e lartë në Gjykatën e Lartë, por herën e parë nuk ka marrë shumicën e nevojshme të votave në seancën e përgjithshme të Gjykatës së Lartë.

Herën e dytë ajo hoqi dorë nga kandidatura në momentin e fundit.

Kryetar i Gjykatës së Lartë mund të zgjidhet personi i cili i plotëson kushtet e përgjithshme për gjyqtar: ka së paku 15 vjet përvojë pune si gjyqtar ose prokuror i shtetit dhe karakterizohet me paanshmëri profesionale, cilësi të larta profesionale dhe morale.

  • 1

    Radio