Politikë Më shumë

Amfillohije i gatshëm të fillojë bisedimet me Qeverinë nëse anullohet ligji

Prej tvteuta12:08, 3 Shkurt 2020

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfillohije Radoviq, ka treguar gatishmëri që të ulet në bisedime me kryeministrin Dushko Markoviq, pas ftesës së këtij të fundit të dërguar me 28 janar. Në përgjigjen e tij, kryepshkopi Amfillohije thotë se përfaqësuesit e Kishës Serbe do të ulen në bisedime nëse nga ana e Qeverisë ekziston vullnet i sinqertë për të menjanuar mangësitë e Ligjit për liritë fetare, i cili sipas tyre është diskriminues ndaj kësaj bashkësie. Ligji për liritë fetare ka krijuar përçarje të thellë mes qytetarëve në Mal të Zi, përkundër premtimeve nga Qeveria se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, thonë nga Kisha Serbe. Megjithatë, deri tani nga ana e Qeverisë dhe zyrtarëve më të lartë të vendit, është shprehur qartë se ligji është sipas të gjitha normave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe se nuk do të anullohet.

  • 1

    Radio