Amerikani Gill Christavious , lojtari i ri i KB “Ulqini”
Prej tvteuta16:16, 15 Nëntor 2017
Klubi i basketbollit “Ulqini” ka siguruar një përforcim të ri, mëson televizioni Teuta nga klubi. Gill Christavious është lojtar 23 vjeçar nga Amerika, i aktivizuar më herët në kolegjin e New Orleans dhe luan në pozicionin e mbrojtësit –gjuajtës. Klubi i basketbollit “Ulqini” deri tani ka rezultat 100% pozitiv, pasi në tri ndeshjet e luajtura ka siguruar 3 fitore.