Sociale

Sociale Më shumë

AmCham: Problem ekonomia e zezë dhe zvarritja e proceseve gjygjësore

Prej tvteuta18 February 2017

Kohëzgjatja e procedurave gjyqësore dhe masa e ekonomisë së zëzë mbeten çështjet kryesore që shqetësojnë shumicën e kompanive anëtare të Odës Ekonomike Amerikane në Mal të Zi (AmCham), ndërsa një numër i madh prej tyre janë të kënaqur me infrastrukturën e telekomunikacionit në vend. Raporti mbi ambientin e biznesit në vitin e kaluar, e cila u prezantua këtë javë nga AmCham në Podgoricë, tha se vlerësimi i përgjithshëm mesatar i caktuar për mjedisin e biznesit në Mal të Zi është 5.57, çka tregon se është ende e nevojshme të bëhen përmirësime të konsiderueshme për të arritur një mjedis të favorshëm biznesi. Në fushën e sundimit të ligjit, kompanitë anëtare kanë vlerësuar se proceset gjyqësore vazhdojn me vite, duke parandaluar investitorët për të përfunduar projektet e tyre në kohë dhe duke rritur humbjet e tyre, thuhet në mes tjerash në raport.