Aktuale Më shumë

Ambasadorja Ponorac u kthye në Kiev

Prej tvteuta15:49, 15 Maj 2022

Ambasadorja e Malit të Zi Dragica Ponorac që nga dje ndodhet sërish në Ukrainë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).

Kujtojmë se në ditën e parë të agresionit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt, Ponorac u kthye në Mal të Zi.

“Mali i Zi është bashkë me Ukrainën dhe popullin e saj, në mbrojtjen nga agresioni rus, nga dje ambasadorja jonë Dragica Ponorac është sërish në Kiev”, thuhet në llogarinë e Twitter të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Ata e falënderuan për guximin e saj për të qenë, siç thanë, ndër diplomatet e para në rajonin tonë që u kthye “në një vend që mbron vlerat e euroatlantizmit, për të gjithë ne”.

  • 1

    Radio