Sociale Më shumë

Ambasadorja e Turqisë, viziton Ulqinin

Prej tvteuta18:06, 11 Prill 2019

Ambasadorja  e Turqisë në Mal të Zi Songul Ozan me këshilltarërt e saj , Koordinatorin e TIKA-s,Drejtorin e Institutit ,,Junus Emre,, zhvilloi takim me Kryetarin Ulqinit Loro Nrekiq, Kryetarin e Kuvendit dr. Ilir Çapuni  nënkryetarët etj. Në një atmosferë shumë miqësore  bashkëbiseduesit evidentuan me kënaqësi bashkëpunimin shumë të mirë në planin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike  në mes dy vendeve.Kryetari I Ulqinit duke I  dëshiruar mirëseardhje dhe suksese në misionin e saj diplomatik, veçoi marëdhënijet e veçanta  që komuna jonë ka me Ambasadën e Turqisë, me Agjencinë Turke për zhvillim TIKA,dhe me Institutin ,,Junus Emre,, Po ashtu  ai foli për  interesimin  e madh të investitorëve turq për të investuar në Ulqin në fusha të ndryshme , por nenvizoi dhe mundësinë e avancimit të këtyre marrëdhënijeve. Ambasadorja Songul Ozan, tha se ndërmjet popujve tanë ka shumë  pikëtakime, andaj dhe vizita jonë e parë zyrtare  është planifikuar në qytetin e lashtë e të bukur të Ulqinit , në qytetin e multikulturës dhe diversitetit. Ajo u shpreh e gatshme  për bashkëpunim në të gjitha fushat dhe tha se Ambasada mbetet e hapur për çdo çështje të rëndësishme. Dëshirojmë që në Ulqin të vijnë investitorë të sprovuar dhe të fuqishëm të cilët do të investojnë këtu. Po ashtu ajo tha se TIKA do të vazhdojë të mbështesë projekte në komunën tonë e të njëjtën gjë në aspektin kulturorë do ta bëjë dhe Instituti,, Junus Emre,,Ambasadorja po ashtu nënvizoi se do të punojmë edhe në shtimin e numrit të studentëve  nga Mali I Zi që të studiojnë në Turqi. Bashkëbiseduesit diskutuan dhe ranë dakort që takimet të intensifikohen në interest ë përbashkët

  • 1

    Radio