Sociale Më shumë

Ambasadorja e SHBA-së për vizitë në Anë të Malit

Prej tvteuta10:06, 9 Dhjetor 2015

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Margaret Ann Uyehara, vizitoi dje edhe Anën e Malit. Gjatë qëndrimit atje ajo vizitoi xhaminë e Krythës e cila është ndërtuar me donacion nga diapora shqiptare në Amerikë.

Poashtu vizitoi edhe zyrën për bashkëpunim me diasporë në Katërkollë ku u takua me përfaqsues të Bashkësisë Lokale, të shoqatës artistike “Tradita”, dhe Business Club Ana e Malit.

Në kuadër të vizitës u shtrua edhe një drekë në Shas, ku ishin prezent kryetari i Komunës Fatmir Gjeka, gazetari Ali Salaj dhe kryetari i BKA-së Kabil Kurti. Ato falenderuan ambasadoren për vizitën e saj dhe SHBA-në për përkrahjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve.

  • 1

    Radio