Politikë Më shumë

Ambasadori Weber takohet me zyrtarët e Forcës: Ndihma e Gjermanisë është esenciale për zhvillimin e Ulqinit

Prej tvteuta18:00, 13 Mars 2020

Ambasadori i Gjermanisë Weber u takua edhe me zyrtarët e Forcës së Re Demokratike me të cilët zhvilloi një bisedë miqësore në lidhje me temat më kryesore që i përkasin Ulqinit. Pas takimit, kryetari i këtij subjekti politik, Nazif Cungu, tha për TV Teuta se me ambasadorin Weber kanë biseduar kryesisht rreth problemit të Kripores së Ulqinit dhe revitalizimit të saj, nevojën e rregullimit nëpërmjet një projekti dyshtetëror të Adës së Bunës, por edhe çështjen e ullishtës së Valdanosit. Ulqini ka lidhje të veçanta me Gjermaninë , sidomos në sferën e turizmit, dhe pritet që në të ardhmen turistët nga ky vend të jenë gjithnjë e më të pranishëm në bregdetin tonë, tha ndër të tjera Cungu. Në bisedë ambasadori Veber ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij që të përkahë projektet e rëndësishme për zhvillmimin e qytetit tonë..

  • 1

    Radio