Sociale Më shumë

Ambasadori turk takohet me afaristët e Ulqinit

Prej tvteuta10:47, 18 Dhjetor 2015

Dje për vizitë në Ulqin ishte ambasadori i Turqisë në Mal të Zi Serhat Galip, i cili u takua edhe me përfaqsuesit e bizneseve të ndryshëm në komunën tonë. Në takimin e mbajtur në hotel “Dolcino”, të pranishëm ishin afaristët më të njohur të qytetit, të cilët ambasadorit turk i paraqitën situatën socio-ekonomike të Komunës, nevojën e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit me shtetin turk, si dhe falenderimet për përkrahjen e deritanishme.

Ambasadori Galip, nga ana e tij falenderoi për mikpritjen e ngrohtë, duke theksuar marrëdhëniet e mira në mes dy shteteve, sidomos në fushën ekonomike, të cilat në të ardhmen duhet të intensifikohen me qëllim të arritjes së një bashkëpunimi edhe më të frytshëm.

Më herët ambasadori Galip pati edhe një takim miqësor me zyrtarë e Komunës së Ulqinit.

  • 1

    Radio